Organizata që drejton futbollin europian, pasi ka pranuar gabimet e saj në ndeshjen fundore të Ligës së Kampionëve, ka vendosur të bëjë hapin e radhës. UEFA do të dëmshpërblejë tifozët e Liverpulit me 3 milionë paundë stërlina, siç raportojnë mediat britanike. Kjo, pasi në finalen e Championsit në Paris ndaj Realit mund të kishte ndodhur një katastrofë me fatalitet masiv. Në stadium ishin 19 618 tifozë liverpulas të cilët do të marrin dëmshpërblimin për problemet e krijuara në momentin e hyrjes së tyre në stadium.
Sfidanti.al