Flasim për ekipin që shënon më pak se kushdo tjetër në dy kategoritë më të larta të 6 vendeve me futbollin më të fortë të klubeve në Europë. Osasuna ka realizuar vetëm 19 gola në 29 ndeshje deri tani të kategorisë së dytë të Spanjës, vetëm një më shumë sesa sulmuesi kuqezi i Granadës, Myrto Uzuni. Asnjë ekip tjetër në dy ligat e para të Spanjës, Anglisë, Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Portugalisë nuk është në këto nivele negative. Osasuna ka shënuar nga 1 gol në 19 ndeshje këtë sezon, dhe në 10 ndeshje të tjera nuk ia ka dalë asnjëherë.
Sfidanti.al