Jokiç bashkohet me “klubin” ekskluziv të legjendave në NBA

Basketbollisti nga Serbia arriti një tjetër tripëll dabëll, që ishte i 24-ti për këtë sezon, dhe i 100-ti në karrierë. Nikola Jokiç realizoi 14 pikë, kapi 11 topa në tabela dhe shërbeu 10 asistë, në fitoren që Denveri arriti në Hjuston, 133-112. Një dominim i tillë që e bëri trajnerin Maloun që ta ulte në stol Jokiçin në periudhën e katërt, prandaj ai nuk mund të shënonte më shumë se 14 pikë. Me 100 tripëll dabëlla, gjigandi nga Serbia u bashkua me 5 legjenda të NBA-së që janë në këtë nivel, Uestbruk (198 tripëll dabëlla), Robertson (181), Mexhik Xhonson (138), Kid (107) dhe Lebron Xhejms (106). Ai pritet që t’i kalojë shpejt këta dy të fundit.

Sfidanti.al