Bajerni i Mynihut arrin në 300 000 anëtarë!

Ka pasur disa ngjarje të bukura për bavarezët këto ditë. Në ndeshjen e fundit të Bundesligës ata shkatërruan Unionin e Berlinit 3-0, në 27 shkurt festuan 123-vjetorin e themelimit të klubit, Xhamal Musiala festoi ditëlindjen e 20-të në 26 shkurt, ndërsa presidenti Hainer njofton se Bajerni ka tani 300 000 anëtarë. Kjo do të thotë më shumë se çdo klub tjetër në botë, edhe më shumë sesa gjigandët spanjollë Barcelona e Real Madrid.

Sfidanti.al