Natyrisht, askush nuk pranon kur e sulmojnë se ka bërë ndonjë gabim apo faj. Kështu edhe Ashraf Hakimi që ka folur me gojën e avokatit duke hedhur poshtë akuzat se ka përdhunuar një grua në shtëpinë e tij. Femra 24-vjeçare ka bërë denoncim dhe policia franceze ka nisur një hetim për mbrojtësin e Paris SG ashtu si prokuroria. “Akuzat për përdhunim janë të shpikura, – tha Fani Kolin, – Ashrafi është i qetë dhe është në dispozicion të hetimit”.
Sfidanti.al