Shuhet legjenda e Francës dhe futbollit botëror, Zhyst Fonten!

Në moshën 89-vjeçare mbyll sytë njëri nga më të mirët. Flitet për ish-sulmuesin e Francës dhe të Reimsit (si dhe Nisës), Zhyst Fonten. Ylli që mban rekordin për golat e shënuar në një kupë të botës, u shua për shkak të moshës në shtëpinë e tij. Ai ka realizuar 13 gola në Botërorin e vitit 1958, ndërsa për Francën pati 30 gola në 21 ndeshje.

Sfidanti.al