Pol Pogba, rikthimi me dominim në mesfushë tek Juvja pas 315 ditëve!

U desh të kalonin afërsisht 7 vjet që nga ndeshja e tij e fundit për bardhezinjtë. Pol Pogba vërtet u transferua verën e kaluar nga Mançester Junajtidi tek Juventusi, por u desh të priste gati dy të tretat e sezonit, plus që kishte pritur edhe në “Old Traford” për shkak të dëmtimit. Më në fund, mesfushori francez ish-kampion i botës e bëri debutimin në aventurën e tij të dytë me fnalen e “zebrave”. U desh të kalonin 315 ditë, dhe ai luajti vetëm rreth 20 minuta në derbin ndaj Torinos. Në një betejë të vërtetë, Pogba tregoi se mund të dominojë fushën, se mund të jetë sërish ai i dikurshmi kur është në formën e duhur fizike dhe psikologjike.

Sfidanti.al