Notat e Bajernit ndaj Unionit: Dejvis, Kimih, Gorecka, Koman dhe … Myler!

Në Bavari po thonë se ekipi u kthye në nivelin e tij të zakonshëm, duke qenë i pamëshirshëm para portës, dhe i fortë në presing. Bajerni mundi 3-0 Unionin e Berlinit e dha një përgjigje ndaj kritikave në Bundesligë, ndërsa mediat në Mynih nxituan të jepnin notat. “Kaizeri” u cilësua Alfonso Dejvis ndonëse humbi raste. “Zoti i futbollit” këtë herë nuk ishte një lojtar, por dy, Xhoshua Kimih e Leon Gorecka në mesfushë. “Bomberi” ishte Kingsli Koman, ndërsa vlerësimin më të lartë, “Mjeshtrin e Ndeshjes” e mori Tomas Myleri.

Sfidanti.al