Në ato maja rripa rripa, një herë ma hipe, një herë ta hipa! Nëse futbolli do të këndonte këngën që meriton, kjo këngë “revolucionare” do të ishte himni për Superligën. Kjo javë ishte si filmi me Tomin dhe Xherin, ku miu pasi bie në fuçinë e verës, bëhet trim dhe i vërsulet ..maces që iam mbathte nga frika. Ose version tjetër i filmit kontravers: “Kur peshku i vogël e ha të madhin”.
U mundën me radhë të mëdhenjtë e kampionatit Partizani, Tirana dhe Vllaznia dhe fituan të vegjëlit… e terbuar! Askush nuk u çudit, madje ata që kanë mbetur gjallë nga kjo lojë, mburren se e dinin që do të ndodhte “apokalipsi”.
Por, a është e vërtetë që në garë kemi ekipe të mëdha dhe të vegjël..? Në fakt, do të ishte një lloj racizmi t’i ndjaje ekipet në peshore, sepse shpesh ndodh që të vegjëlit bëhen të mëdhenj dhe të mëdhenjtë tolloviten si të vegjël. Paska qwnw i tepwrt populli i futbollit nw stadiume, sepse sapo u boshatiswn stadiumet erdhi edhe liria e shfrenuar ku tw gjithw fitojnw , tw gjithw humbasin…
Sfidanti.al