Reali ndalet nga Atletiko, thuajse ia dorëzon Ligën Barcelonës

Barazim në derbi dhe madje në “Santiago Bernabeu”. Nuk ishte ky rezultati që duhej, ndonëse mund të pritet ndonjë lëshim pas një fitoreje të tillë si ajo ndaj Liverpulit në “Anfild” në Champions. Reali u ndal nga Atletiko në La Ligë dhe pas rezultatit 1-1 mediat madrilene shkruan se skuadra e trajnerit Karlo Ançeloti po ia dorëzon plotësisht titullin Barcelonës. Reali madje rrezikoi ta humbiste ndeshjen pasi Hoze Gimenez shënoi në 78’ për miqtë, veçse “merengesit” nuk u dorëzuan dhe barazuan në 86’ Alvaro Rodrigezin. Atletiko luajti me 10 lojtarë që nga 64’, por Reali nuk përfitoi dot, ndërsa “Marka” shkruajti se kartoni i kuq për Korrean ishte i tepruar.

Sfidanti.al