Milani i beson sulmit 77-vjeçar Ibrahimoviç-Zhiru!

Të dielën luhet në “San Siro” në orën 20:45 dhe në shtëpi u vjen Atalanta. Milani do të ketë një përballje të vështirë për zonën Champions, ndoshta mjaft përcaktuese dhe problem për trajneri Pioli është sulmi. Ekziston mundësia që Olivie Zhiru dhe Zllatan Ibrahimoviç do të jenë në fushën e lojës për të thënë të vetën. Natyrisht, titullar mund të jetë Leao në krah të francezit, ndërsa në ndeshje e sipër mund të hidhet në fushë edhe Ibra. Dy veteranët kanë moshë të tillë që të dy së bashku arrijnë në 77 vjeç.

Sfidanti.al