Bajerni nuk mund të gabojë ndaj Unionit të Berlinit!

Sadio Mane është i gatshëm dhe ai mund të ketë minuta, diminuta, diçka që trajnerit Julian Nagelsman padyshm që i pëlqen. Sulmuesi nga Senegali kthehet nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për më shumë se 3 muaj dhe i bëri të humbiste Kupën e Botës. Bajerni ka nevojë për Manenë në ndeshjen në shtëpi ndaj Unionit të Berlinit që është pretendent për titull dhe fare pranë kreut. Nagelsmani është në pozita të vështira sepse bavarezët kanë fituar vetëm 9 nga 18 pikët në Bundesligë që në rifillimin e sezonit. Upamekano nuk luan i pezulluar, por kthehet Koman pas dëmtimit që pritet në fushë në vend të Gnabrisë. Bajerni nuk ka humbur asnjë nga 7 ndeshjet e kampionatit ndaj Unionit të Berlinit, por fazën e parë kryeqytetasit i ndalën kampionët në barazim.

Sfidanti.al