Tifozët e Mançester Junajtidit, revoltë për rritjen e çmimit të biletave!

Megjithëse kanë kaluar nëntë vjet që nga koha kur mori pronësinë e Mançester Junajtid, familja Glejzër nuk arriti asnjëherë të fitojë zemrat e tifozëve. Pavarësisht investimeve në merkato, disa me të vërtetë marramendëse, rezultatet sportive nuk kanë qenë ato të dëshiruara dhe për këtë arsye pankarta me sloganin “Glejzër Aut” qëndron e varur në triubunën e tifozëve të Junajtid në çdo ndeshje. Por tashmë, mbështetësit e zjarrtë të “Djajve të Kuq” kanë një tjetër arsye për të kërkuar largimin e pronarëve të klubit. Për herë të parë pas 11 vitesh, Mançester Junajtid ka vendosur të rrisë çmimin e biletave.

Kjo ka sjellë një revoltë të vërtetë në rrjetet sociale, duke detyruar klubin të reagojë zyrtarisht. Justifikimet nuk kanë shuar kundërshtimet, që shtyjnë më shumë Glejzër të shesë aksionet. Në fakt, familja amerikane po studion ofertat që ka marrë nga të interesuarit, megjithëse mediat angleze vazhdojnë të këmbëngulin se pronarët e rinj të Mançester Junajtid do të vijnë nga Katari. Mes Fondit të Investimeve, sheiku Al-Tani ka ofruar 5 miliard paund për blerjen e 100% të aksioneve me premtimin se do të paguajë edhe borxhet e klubit të akumuluara ndër vite.

Sfidanti.al