Reali mbërrin në Liverpul për duelin e madh në Champions

Madrilenët, kampionët e Europës në fuqi, zbritën rreth mesditës në Aeroportin Ndërkombëtar “Xhon Lenon” të Liverpulit, ndërsa nesër kanë sfidën e jashtëzakonshme në stadiumin “Anfild”. Do të ndeshen dy ekipet që vjet diskutuan finalen e Championsit në Paris, fituar 1-0 nga Reali edhe pse kundër rrjedhës së lojës. Trajneri Ançeloti pritet të ketë disa probleme për formacionin sepse Çuameni dhe Kros nuk kanë udhëtuar me ekipin, veçse Benzema është pjesë e Madridit, ashtu si Vinisius.

Sfidanti.al