Nejmar u dëmtua të dielën, testet mjekësore frikësojnë Paris SG

Lajme aspak të mira për Paris Sent Zhërmen. Nejmar mund të mungojë shumë gjatë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e së dielës që parizienët fituan 4-3 kundër Lilës. Braziliani i është nënshtruar testeve mjekësore, që nuk japin shumë optimizëm. Të tjera teste janë në program gjatë fundjavës. Por te Paris Sent Zhërmen i druhen një mungese të gjatë, pasi sulmuesi mund të humbasë sfidën e kthimit kundër Bayern në Champions.

Sfidanti.al