Arauho: Ksavi na ka kthyer mentalitetin që Barça e kishte humbur!

Mbrojtësi uruguajan nuk ka asnjë dyshim se ndryshimi ka shkak që ka ndodhur. Barcelona fitoi 2-0 edhe ndaj Kadisit në “Kamp Nou” me gola të shënuar nga Sergi Roberto dhe Robert Levandovski, duke vazhduar marshimin drejt titullit. Kur kanë kaluar 22 javë dhe mbeten edhe 16 ndeshje, diferenca me Realin e vendit të dytë është 8 pikë, ndërsa katalanasit nuk dinë të pësojnë gol. Në 22 ndeshje janë marrë vetëm 7 rrjeta, që do të thotë më pak se një në tri ndeshje. “Me ardhjen e Ksavit, – thotë mbrojtësi Robert Arauho, – mësova shumë sepse Ksavi na ktheu tek filozofia e Barcelonës, që kishte humbur vitet e fundit”.

Sfidanti.al