Alegri shpëton “kokën”, por fati i tij mund të vendoset në Nantë!

Sulmuesi Kean nuk i ka pasur mirë punët me tifozët, të cilët e kanë vërshëllyer, e po ashtu edhe Angel Di Maria, me argjentinasi që akuzohej se dha më shumë për kombëtaren sesa për Juven. Gjithsesi, trajneri Masimiliano Alegri nuk u dorëzua dhe përvoja e tij vendosi gjithçka. Tekniku i pati lojtarët në fushë dhe ata shënuan golat e fitores në fushën e Specias, e Juventusi tani ka frymëmarrje në Serinë A. Alegri rrezikohej të shkarkohej, por tashmë gjithçka është shtyrë për në ndeshjen e Ligës së Europës në Nantë. Rreziku mbetet ende i madh, por tek Juvja kanë shpresë. “Di Maria na jep qetësi”, – thotë Alegri, ndërsa argjentinasi theksoi se “pas asisteve doja të shënoja gol”.

Sfidanti.al