U luajt sipas traditës së NBA-së, madje edhe më shumë. Në një shfaqje ku mbrojtjet nuk ekzistojnë, plot 359 pikë u shënuan në Ndeshjen e Yjeve në basketbollin amerikan, në Arenën e Jutës. Rreth 20 000 tifozë ndoqën fitoren e skuadrës së udhëhequr nga Janis Adetokumbo, e cila mundi skuadrën e Lebron Xhejmsit me shifrat 184-175. Diferenca ishte më e madhe sesa e thotë rezultati përfundimtar, ndërsa shkëlqimin më të madh e pati Xhejzën Tatëm. Ylli i Boston Sëlltiksave shënoi plot 55 pikë duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes, e duke thyer rekordin e pikëve të vendosur pak vite më parë nga Entoni Dejvis me 52.
Tatëm pati në krah edhe Donovan Miçëllin që shënoi 40 pikë. Interesant fakti se të dy kapitenët u dëmtuan. Adetokumbo dhe Lebron Xhejmsi luajtën pak, e kuptohet bënë pak në parket. Po ashtu, edhe dy yjet kryesorë europianë që luajnë në basketbollin amerikan, Nikola Jokiç dhe Luka Donçiç. Tatëm mori çmimin e lojtarit të ndeshjes dhe kështu u mbyll festa treditore në Arenën e Jutës, për t’i lënë vend ndeshjeve të vërteta të NBA-së.
Sfidanti.al