Janë ende të rinj, por shpejt do t’ua dëgjojmë mirë emrin. Në një kohë që futbollistët shqiptarë ndoshta nuk po kalojnë momentet më të mira në Serinë A, në Itali po dalin disa të rinj që po shkëlqejnë. Këta janë Eljon Toçi dhe Medon Berisha, dhe luajnë në kampionatin e Shpresave. i pari, kapiten i Fiorentinës U21, vazhdoi me paraqitjet e tij dhe ishte sërish vendimtar. Sulmuesi 20-vjeçar shënoi një tjetër gol për ekipin, madje ishte rrjetë me peshë sepse i dha fitoren minimale 1-0 ndaj Kaljarit.
Toçi, lojtar i Shqipërisë U21, ka 6 gola e 4 asistë këtë sezon në 18 ndeshje. Medon Berisha është 19 vjeç dhe është gjithashtu një talent i madh. Sulmuesi shqiptar i dha fitoren Leçes në fushën e Sampdorias duke shënuar golin për rezultatin përfundimtar 2-1. Berisha, që ka kaluar së fundmi tek Shqipëria U21, është një nga më të mirët e puljezëve që mbajnë vendin e parë në renditjen e Serisë A të Shpresave. Ai ka 8 gola dhe 4 asistë këtë sezon në kampionat, si dhe një gol në Kupën e Italisë për moshën.
Sfidanti.al