Gjashtë klube angleze kërkojnë Nejmarin!

Pas Lionel Mesit, Paris Sent Zhërmen mund të humbasë edhe Nejmar në fund të këtij sezoni. Në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit brazilian janë futur pesë klubet më të mëdhenj të Premier Ligës.  Në krye të listës është Çelsi, që nuk ka ndërmend të ndalet pas shpenzimeve të çmendura që bëri në dy sesionet e fundit të merkatos, ku shpenzoi më shumë se 650 milion euro.  Por përveç Bluve të Londrës, për Nejmar interesohen edhe Liverpuli, Mançester Siti, Junajtid dhe Njukasëll.  Të gjithë këta klube kanë kapacitetin financiar për të realizuar një transferim të tillë. Për këtë arsye, në merkaton e verës pritet një ankand i vërtetë për sulmuesin brazilian.

Sfidanti.al