Thënia e pavdekshme e Dukës: Ne i duam servilët, por jo të ekzagjeruar…

Penalltitë nuk i solla unë , por i gjeta midis jush! Nëse do ta pyesnin presidentin Duka, se nga vijnë këto lloj penalltish, si për shembull ajo në Shkodër në ndeshjen Vllaznia-Tirana, ndoshta na thotë se nga Kina nuk vijnë, por në ..Kinë mund të shkojnë! Ishte apo nuk ishte ? Kjo pyetje ka lindur për popullin dhe jo për ata lart që vrasin mëndjen për t’i shpikur , kurse ne poshtë..për t’i shpjeguar.

…Vite më parë, kur presidenti Duka me disa miq të tij po ndiqnin një emision sportiv, ku debati ishte ndezur për një penallti zullumqare që kishte plasur dhe tollovitur polemikat. Presidenti Mando, kur dëgjoi maviolistin se si e kopsiti penalltinë, u kishte thënë miqve me pozat që di t’i bëjë vetëm ai :

“ Ne i duam servilët, por jo kaq të ekzagjeruar..” Kjo frazë e presidentit nuk vdes kurrë, madje duket sikur është thënë edhe për penalltinë e fundit në Shkodër. Te gjithë maviolistet u lodhen këtë herë me kete dreq penalltie. Një penallti që të kujton shprehjen e një arbitri “rebel”..vetem kur doli në pension: “ Presidenti i ka arbitrat si gjelat e detit, që sa herë iu fërshëllen.. ata bëjnë ki-ki-ki tek pika e bardhë!”

Sfidanti.al