Kështu thonë shokët e tij në Dortmundi, ndërsa adoleshenti anglez e ka tejkaluar moshën me pjekurinë që tregon në fushë. Tek Borusia gjykojnë se ai është vërtet 19 vjeç, por është më i vjetri i brezit të tij (në të njëjtën moshë). Anglezi i ri vazhdimisht këshillon apo u thërret shokëve, është duke treguar një talent të madh këtë sezon, të gjithë e duan dhe e kërkojnë, ndërsa po krahasohet me Stiven Xherrardin, edhe pse luan në krah dhe jo në qendër të mesfushës. Pritet që Liverpuli, Reali dhe shumë klube të tjerë të luftojnë për të, ndërsa mediat shkruajnë se Belinghami, ndryshe nga shumë yje të futbollit të moshës së tij, jeton në një apartament së bashku me nënën e tij.
Sfidanti.al