Fatkeqësia e Hazarit, 18 dëmtime dhe 25 milionë euro goli!

Problemet kanë qenë të mëdha për të dyja palët, edhe për futbollistin, edhe për klubin. Kur Reali mori Eden Hazarin nga Çelsi, operacioni parashikohej të arrinte të paktën në 150 milionë euro për kartonin, por superylli belg nuk pati aspak fat. Në 3 vjet e gjysmë, ai ka pësuar 18 dëmtime, ka luajtur shumë pak, nuk është aktivizuar asnjë minutë në “El Klasikot” ndaj Barcelonës, ka munguar në 75 ndeshje dhe ka shënuar gjithsej 5 gola. Diçka e pabesueshme për një futbollist që ishte fenomen në “Stemford Brixh”. Duke llogaritur rrogën, parashikohet që Realit i ka kushtuar nga 25 milionë euro çdo gol i shënuar prej tij.

Sfidanti.al