Superliga, golat “me pikatore”, por Egnatia dhe Kukësia i marrin fitoret!

Nuk shquhemi që shënojmë shumë. Sulmuesit janë një “rracë” në zhdukje në kampionatin tonë, dhe skuadrat jo shpesh e gjejnë rrugën e rrjetës. Dy ndeshjet e sotme të Abisnes Superligës e vërtetuan edhe një herë këtë, ndërsa pati vetëm dy gola. Egnatia fitoi në fushën e Laçit 1-0, dhe po 1-0 ishte suksesi i Kukësit në shtëpi kundër Kastriotit. Në Kurbin vendosi një rrjetë e shënuar nga lituanezui Paulauskas, ndërsa rrogozhinasit arritën fitoren e parë të vitit. Me atë që u pa në fushë, ishte e merituar dhe miqtë luajtën më mirë në pjesën e parë, duke kaluar në avantazh që në minutën e 23-të.

Pas pushimit, të dyja skuadrat patën mundësi shënimi, por nuk ia dolën kështu që Egnatia mori fitoren dhe u ngjit në kuotën e 30 pikëve, fare pranë vendit të dytë. Në Kukës, vendasit arritën gjithashtu një sukses minimal, dhe shumë të vështirë. Në Arenën e re vendosi një rrjetë i sulmuesit kroat, Marko Basha, në nisje të pjesës së dytë ndaj Kastriotit. Për ekipin e trajnerit Hallaçi nuk ishte aspak e lehtë, pasi krutanët iu afruan golit dhe bënë përpjekje që të paktën të barazonin. Me këtë fitore, Kukësi ka 25 pikë dhe momentalisht është në vend të katërt nga fundi, duke u shkëputur nga Kastrioti që mbyll renditjen.

Sfidanti.al