Trajneri i njohur italian, Alberto Zakeroni është në gjëndje të rëndë shëndetësore. Ai ka pësuar një incident në shtëpinë e tij në Çezena mbrëmjen e së premtes dhe tani ndodhet në reanimacion për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë. Mediat italiane nuk kanë shumë detaje. Ato thonë se ish- tekniku i Udinezes, Milanit dhe Juventusit vazhdon të jetë nën vëzhgimin e rreptë të mjekëve. .Në karrierën e tij. Zaccheroni ka drejtuar thuajse të gjitha skuadrat njohura italiane, po ashtu kombëtaren e Italisë dhe atë të Jap[onisë me të cilën fitoi edhe Kupën e Azisë në vitn 2011.
Sfidanti.al