Pavarësisht se vetëm disa muaj më parë rinovoi kontratën me Paris Sent Zhërmen, Kilian Mbape ka detyuruar klubin të pranojë një klauzolë të veçantë. Ajo është zbuluar nga e përditëshmja “Le Parizien”. Sipas saj, sulmuesi mund të prishë kontratën në verën e vitit të ardhshëm dhe mund të largohet nga kampionët francezë si një lojtar i lirë. Ky zbulim sjell të tjerë skenarë në lidhje me Kilian Mbape. Paris Sent Zhërmemn pranoi cdo kusht të Mbape për rinovimin vetëm për të mos lejuar Realin e Madridit të merrte shërbimet e tij. Por madrilenët mund të përfitojnë dhe të bindin sulmuesin të transferohet në vitin 2024, vetëm një vit përpara skadimit të kontratës së tij me Paris Sent Zhërmen.
Sfidanti.al