Futbolli vazhdon të solidarizohet me viktimat e tërmetit!

Bota e futbollit vazhdon të solidarizohet me dhimbjen dhe tragjedinë që ka pushtuar Turqinë dhe Sirinë, pas tërmetit që ka shkaktuar më shumë se 25 mijë viktima. UEFA ka njoftuar se do të dhurojë 200 mijë euro për organizatat që po merren me operacionet e kërkim-shpëtimit në të dy vendet. Ndërkohë, më dorëlëshuar kanë qenë klubet e Premier Ligës angleze, që kanë mbredhur 1 milion euro për t’I ardhur në ndihmë dy vendeve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit. Po ashtu edhe futbollistë, skuadra apo Liga të tjera janë mobilizuar për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë me ndihma apo fonde bamirësie…

Sfidanti.al