Gavi është simboli i kësaj Barcelone suksesesh të Ksavit!

Ai cilësohet si një njeri që presionin e ndjen dhe e shpreh pa kontroll, pra është gjithnjë i motivuar, gjithnjë në lëvizje, a thua se e ka kurdisur ndokush. i tillë Gavi, mesfushori i Barcelonës, i cili cilësohet simboli i ekipit të ri katalanas. Edhe skuadra e Ksavit është e tillë që reagon ndaj humbjes, ndaj presionit, që rrezikon me qarkullimin e topit, që pëlqen të luajë mes linjave të reparteve. Në moshën 18-vjeçare, Gavi e bën këtë gjë si askush tjetër, duke qenë dirigjenti dhe një pasardhës i numrit 6, pra pikërisht i Ksavit, ndërsa Pedri është një Iniesta i ri. Barça është 8 pikë para Realit në kampionat, është në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, fitoi Superkupën e Spanjës duke mundur 3-1 Realin, ka në ekip shënuesin më të mirë (Levandovskin) dhe portierin që ka pësuar më pak. Vetëm Championsi ishte dështim.

Sfidanti.al