Ndeshjet e fundit përgatitore të ekipit përfaqësues, sidomos me ekipet e Lindjes së Mesme nëntorin e kaluar, ishin sikur t’u ngjanin udhëtimeve në rajonet kufitare në kohën e Enver Hoxhës. Sekreti duhej ruajtur i plotë, dhe kështu ndodhi me Katarin dhe Arabinë Saudite, me ndeshjet që as nuk u transmetuan dhe as nuk u regjistruan. Edhe sot e kësaj dite, nuk ka asnjë pamje filmike të tyre. Të paktën, Uzbekistani do të vijë mik në “Arenën Air Albania” pak ditë para sesa kombëtarja të shkojë në Poloni për eliminatoret e Kupës së Botës, dhe tifozët jo vetëm që do të jenë në stadium, por edhe do ta shohin nga televizori.
Sfidanti.al