“Plakushi” Zhiru shpëton Milanin, 3 pikët ndaj Torinos si oksigjen!

Fitorja ishte e vogël, madje minimale, por një gol vlejti shumë. Tashmë, Milani i dha një “shkelm” krizës së rëndë që e kishte mbërthyer dhe u ngjit të paktën përkohësisht në vendin e tretë në renditjen e Serisë A. Një gol i Olivie Zhirusë siguroi tri pikë të arta ndaj një Torino të fortë, por që nuk mundi të ishte konkrete. “Zhiru nxorri Milanin jashtë tunelit”, ishte titulli i “La Gazeta delo Sportit”. Pas disa paraqitjeve të dobëta, sidomos në derbin ndaj Interit, kuqezinjtë kthehen me shpresë për Championsin.

Sfidanti.al