Dikur thërrisnim “rroftë Broja”,tani “mbret” është shpallur Uzuni

Dhe thonë pastaj se në Kombëtare krenohemi me mbrojtjen dhe se me sulmin..nuk ia thomi dot! Pak kohë më pare, ishim nën magjinë e Brojës , që na dukej si i vetëm trim në luftë kur vinte në Kombëtare. Në kohën e sotme, gati dehemi dhe mburremi me Uzunin në Spanjë, me golat e tij të trubullues për Grenadën, një kat më poshtë se La Liga. Shifrat janë tërbuar më keq se vetë “Uzo-ja”: 17 gola në krye të golashënuesve dhe ky golësh kundër Tenerifes.. ishte i pesti! Dhe e quajnë Myrto, jo Kristiano…

Kësaj i thonë të ngjitësh “Everestin e futbollit” : nga Tomori i Beratit, Myrto Uzuni shpërthen në Spanjë si “mbret” i golit me Grenadën, një ekip që kërkon të ngjitet midis më të mëdhenjve. Mënyra se si shënon Uzuni është bërë “stil jete” për të gjithë ata që mezi presin të koleksionojnë gola…pasioni nga nje djalosh që nuk ndalet as përtej 90 minutave..

Çfarë nuk dëgjon për të në median spanjolle ! Diku thuhet se është një sulmues që para se të shënojë gola, vendos zemrën në fushë, tek “Marka” gazeta e famshme spanjolle, kanë vënë bast se Uzuni është për lart, në La Liga, dhe jo për poshtë, atje ku po lufton me mish e shpirt me Grenadën. Vulën e talentit të tij për gola e thonë nëpër rrugët e qytetit të Grenadës: “ Po ta shikosh nuk të la pa frymë, kur del nw fushë..hajde mbaje ”

Sfidanti.al