F1, Verstapen është “mbreti i parave”, por Hamilton dhe Alonso nuk dorëzohen!

Dy veteranët ë garave të shpejtësisë mbeten ndër më të paguarit në kampionatin botëror. Ljuis Hamilton mban vendin e dytë dhe Fernando Alonso është i katërti për nivelin e rrogave në renditjen e Formula 1. Piloti anglez, 7 herë kampion i botës në moshën 38-vjeçare, ka pagën 32.56 milionë euro në vit, ndërsa spanjolli 40-vjeçar arrin në 20 milionë euro. Në vend të tretë është piloti i Ferrarit, Sharl Lëklerk, me 22.33 milionë. Maks Verstapen është padyshim i pari, dhe jo më kot kampion i botës. Ai paguhet nga Red Bulli me 51.17 milionë euro në sezon.

Sfidanti.al