Edhe vjet pati një ecuri të tillë me 15 ndeshje pa humbje, ndonëse këtë radhë është më mirë. Ksavi Hernandez në stolin e Barcelonës e barazoi serinë e vjetshme rekordmene, pas fitores 3-0 ndaj Seviljes dhe ka 13 fitore e dy barazime, duke përfshirë të gjitha konkurrimet. Humbja e fundit në Spanjë është ajo në kampionat, në El Klasikon e 16 tetorit në javën e 9-të të La Ligës, ndërsa 10 ditë më pas erdhi humbje e fundit në total, ajo ndaj Bajernit në Champions. Edhe sezonin e kaluar, Ksavi pati 15 ndeshje pa humbur, me 11 fitore e 4 barazime. Këtë herë ekipi po shkëlqen sidomos në mbrojtje duke pësuar vetëm 7 gola në kampionat, ndërsa në 10 ndeshjet në “Kamp Nou”, katalanasit kanë pësuar vetëm 1.
Sfidanti.al