Fitorja 4-0 në Kupë ndaj Maincit ishte nga ato që quhet tepër bindëse dhe që mund të krijojnë një ndryshim. Bajerni më në fund la pas serinë e 3 barazimeve radhazi në Bundesligë, rezultate që cilësohen negative për standardet bavareze dhe dha siguri. Sipas vlerësimeve të mediave gjermane, lojtarët më të mirë në fushë, që merituan notën 2, ishin Xhoshua Kimih dhe Xhamal Musiala, ndërsa notën 2.5 e morën Kingsli Koman dhe Tomas Myler. i dalluar edhe sulmuesi Çupo Moting, ndërsa të tjerët ishin aty-aty me notën 3. Bajerni mbajti 69 për qind zotërim topi, dhe pati 9 gjuajtje në portë ndaj vetëm 1 të Maincit. Nagelsmani shpreson të vazhdojë me mbrojtjen me 3 lojtarë dhe me skemën 3-1-4-2.
Sfidanti.al