Përse Milani është krizë? Shikoni ç’po ndodh me Leaon!

Dikur, në veprën e tij “Skënderbeu”, shkrimtari ynë Sabri Godo shkruante në një moment se “deveja nuk dëshiron të pijë ujë”. Godo e pati fjalën për ushtrinë otomane që nuk po kishte suksese duke sulmuar Kështjellën e Krujës, ndërsa ne po e përdorim për të përshkruar atë që po ndodh mes Milanit dhe Rafael Leaos. Sulmuesi 23-vjeçar portugez nuk dëshiron të jetë i lidhur shumë fort me kuqezinjtë, dhe po provon stilin e Halandit, rinovim me klauzola të ulëta. Leao i kërkoi Milanit klauzolë 70-80 milionë euro në krahasim me 150 milionë sa është tani, diçka që drejtori Paolo Maldini nuk e pranoi. Palët “u allnuan” dhe do të shohim nëse do të ketë ndonjë akord. Problemi është se Seria A nuk është sot aq tërheqëse sa ka qenë dikur dhe yjet duan të shkojnë në Angli e në Spanjë, apo tek Paris SG e Bajerni.

Sfidanti.al