Oh, ç’bën kështu shef! Oliver Kahnit i heqin sërish patentën!

Nuk e paska për herë të parë, por duket për të dytën. Gjermanët thuhet se janë shumë të rregullt dhe shumë korrektë, por ja që qëllon ndonjë “dru i shtrembër”. Në këtë rast, ky “dru” qenka jo dikush i parëndësishëm, por vetë shefi ekzekutiv i Bajernit të Mynihut, Oliver Kahn. Sipas mediave bavareze, Kahnit policia ia ka hequr patentën sepse ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Kjo është hera e dytë që nga shkurti i vitit 2022 kur iu hoq patenta për 1 muaj dhe u desh që gruaja e tij, Svenja ta dërgonte në punë. Mediat bavareze bëjnë shaka se Kahn duhet të jetë një tifoz i madh i lojës së fëmijëve dhe të rinjve me emrin “Vjedhja e madhe e makinave” (Grand Theft Auto).

Sfidanti.al