Ambicien ndoshta e ka më të madhe sepse dëshiron ta fitojë ai më në fund çmimin e numrit 1 në NBA. Nuk kishte ku gjente rast më të mirë Zhoel Embijd sesa përballjen me Nikola Jokiçin, dhe arriti të shkëlqente si pak të tjerë. Qendra e Filadelfias udhëhoqi ekipin e tij në fitoren 126-119 në një ndeshje spektakolare në fushën e Denverit, ndërsa ishte më i miri në parket. Embijd realizoi 47 pikë, kapi 18 topa në tabela dhe shërbeu 5 asistë, ndërsa përballë tij Jokiç shënoi “vetëm” 24 pikë, duke shtuar 7 topa në tabela e 9 asistë. Këtë herë duhet thënë “bravo i qoftë Embijdit”.
Sfidanti.al