Myleri i shqetësuar për Bajernin, Dita e Shën Valentinit mund të jetë Dita e Gjyqit të Fundit!

Nëse arrin tri barazime radhazi në Bundesligë, a mund të kesh shumë besim se do të eliminosh Paris SG nga Championsi duke pasur përballë treshen e yjeve si Mesi, Mbape e Nejmar?! Vështirë, edhe kur quhesh Bajerni i Mynihut. Rezulati 1-1 ndaj Frankfurtit në Mynih ishte zhgënjyes dhe mediat bavareze po shkruajnë se përballja me francezët mund të jetë fatale. “Dita e Shën Valentinit mund të jetë Dita e Gjyqit të Fundit”, – shkruhet në kryeqendrën e Bavarisë, ndërsa sulmuesi veteran Tomas Myler është i qartë. “Ne nuk kishim ide, nuk kishim fantazi në sulm, – tha ai, – në pjesën e dytë nuk krijuam asnjë rast të rrezikshëm. Me këto rezultate, skuadra është duke rrëshqitur për poshtë. Natyrisht që jemi të palumtur”.

Sfidanti.al