Ksavi: Jashtë fushe Barcelona duhet të ketë më shumë besim

Është i kënaqur me atë që ka bërë ekipi i tij, edhe pse ka tri ndeshje radhazi që fitohet 1-0. Natyrisht, Ksavi Hernandez e di se Barcelona e tij nuk mund të fitojë gjithmonë 3-1 siç bëri ndaj Realit dhe shpesh rëndësi kanë pikët, por gjithsesi tekniku katalanas kërkon më shumë. “Fitorja ndaj Gironës ishte shumë e rëndësishme dhe lojtarët bënë shumë, – thotë ai, – i përgëzoj dhe jam i kënaqur prej tyre, por duhet të jemi më të pranishëm në sulm”. Pasi vlerësoi Pedrin me golin në ndeshjen e 100-të, Ksavi deklaroi se katalanasit po luajnë me mungesa. “Ndihet mungesa e Levandovskit, – shprehet, – nuk kishim as Ferran Torresin dhe na u dëmtua Dembele. Talentin e kemi, por ekipi ka pësuar shumë ndryshime. Duhet kohë, por jemi në rrugën e duhur”.

Sfidanti.al