Milan është zyrtarisht në krizë. Kampioinët e Serisë A u turpëruan në shtëpinë e tyre, duke u mundur nga Sasuolo me rezultatin e thellë 5-2. Një sfidë për t’u harruar ajo për kuqezinjtë, që për herë të parë e nxorrën topin nga rrjeta në minutën e 19-të, pas golit të epërsisë për miqtë të shënuar nga Defrel. Vetëm dy minuta më pas, Fratezi ndëshkoi sërish Milanin me dyfishimin e Fratezit. Vendasit ngushtuan shifrat shpejt me Zhiru, por shpresat e tyre morën një tjetër goditje të rëndë, kur Berardi realizoi golin e tretë për Sasuolon. Kaq për pjesën e parë, ndërsa pas pushimit Milani u dorëzua plotësisht. Nga pika e penalltisë, Laurente shënoi golin e katërt për miqtë në minutën e 47-të. Por nuk mbyllet më kaq, kuqezinjtë plotësuan zhgënjimin e madh kur Henrike i ndëshkoi për herë të pestë në këtë sfidë. Vetëm për statistika vlen goli i Origit, që vulosi rezultatin 5-2. Me këtë humbje, mbrojtja e titullit bëhet një mision i pamundur, por nëse nuk ndryshon ritëm, Milan rrezikon seriozisht edhe pjesmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.
Sfidanti.al