Katalanasit ishin që më parë me radhë “të rralluara” për shkak të lëndimeve. Në sulm, Barcelona nuk kishte Robert Levandovskin dhe Ferran Torresin, ndërsa në pjesën e parë ndaj Gironës pati probleme edhe Usman Dembele. Sulmuesi francez doli nga loja në pjesën e parë i zëvendësuar nga Pedri, ndërsa trajneri Ksavi Hernandez duhet të përballet me fatin e keq. Flitet për një dëmtim në muskulin e këmbës së majtë, ndonëse nuk jepen sqarime, por lëndime të tilla nuk janë edhe aq të mira.
Sfidanti.al