Lautaro: Të vazhdojmë kështu, radhën e kanë Atalanta dhe Milani!

Dëshira është e madhe, ndonëse nga tifozët zikaltër ende nuk është larguar hidhërimi për dështimet e shpeshta në kampionat. Interi ka fituar vërtetë kupa e superkupa me trajnerin Inzagi, por publiku kërkon Serinë A, diçka që Lautaro Martinezi nuk ia premton dot. Gjithsesi, pas fitores së rëndësishme 2-1 në fushën e Kremonezes me dy gola të tij, sulmuesi argjentinas është tepër entuziast dhe bën thirrje që sukseset të vazhdojnë. “Nuk duam që të ndalemi, – thotë ai, – le të mos vendosim objektiva, të mos shohim Napolin. Tani le të kalojmë turin në Kupën e Italisë me Atalantën dhe pastaj të mundim Milanin”.

Sfidanti.al