Në Itali thonë se do të ketë revolucion tek Interi

Ka shumë lojtarë që duan të largohen, që do të largohen, apo që duhet të largohen. Nëse Milan Shkriniar e ka ndarë mendjen të mos rinovojë dhe Interi pret ofertën e Paris SG, në Milano po mendojnë edhe për ndryshime të tjera. “La Gazeta delo Sport” shkruan se flitet për një revolucion. Romelu Lukaku është paralajmëruar që të japë më shumë, ndryshe do të jetë e vështirë të vazhdojë aty edhe sezonin e ardhshëm. Po ashtu, holandezi Damfris duket në largim pasi është shumë larg formës që kishte përpara Botërorit. Mediat shkruajnë se janë 9 lojtarë me kontratë në skadencë, dhe se vetëm gjysma mund të rinovojnë.

Sfidanti.al