Plot 7 milionë telespektatorë ndoqën këtë javë në Serinë A!

Vetëm një javë e mëparshme është ndjekur më shumë sesa kjo në kampionatin italian. Statistikat flasin se plot 7 milionë telespektatorë e shikuan javën e 19-të të Serisë A, të fundit të fazës së parë, dhe që transmetohet nga platforma DAZN. Besohet se këtu ka ndikuar fakti se nuk ka pasur ndeshje që janë luajtur në të njëjtën orë dhe se java ishte e ndarë në 4 ditë. Juve-Atalanta u ndoq nga 1.6 milionë njerëz dhe Lacio-Milan nga 1.4 milionë.

Sfidanti.al