Çfarë frike tek Bajerni, Gorecka rrezikon të mos luajë ndaj Frajburgut!

Momentet janë të vështira dhe dy barazimet radhazi nuk kanë ndihmuar aspak. Po ashtu, as dëmtimet si Manuel Nojer, Lykas Hernandez apo Sadio Mane. Gjithsesi, nëse në portë Bajerni ka marrë Jan Zomerin, në mesfushë duket se do të humbasë njërën nga “shtyllat” për sfidën e fundjavës ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit. Leon Gorecka la në mes seancën stërvitore, i dëmtuar, dhe është në dyshim për sfidën e Bundesligës. Ai pati probleme edhe ndaj Këlnit dhe u zëvendësua në pushim të ndeshjes. Bajerni vazhdon të mbajë vendin e parë në renditje me 36 pikë, por Unioni i Berlinit ka 33, Lajpcigu 32, Frankfurti 31, po aq sa Dortmundi e Frajburgu.

Sfidanti.al