Liga e Kombeve, gjysmëfinalet janë Spanjë-Itali dhe Kroaci-Holandë!

Përfundoi Botërori e po luhen kampionatet, por ekziston edhe konkurrimi tjetër. Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës finale të Ligës së Kombeve, dhe çiftet gjysmëfinale do të jenë të forta. Italia do të përballet me Spanjën, një përsëritje e gjysmëfinales së edicionit të kaluar që u fitua nga iberikët në Milano, e po ashtu përsëritje e përballjes së Europianit që u fitua nga të kaltrit pas penalltive. Të dyja skuadrat do të duhet të reagojnë. Të Kaltrit, kampionë të Europës në fuqi, do të duhet të tregojnë fytyrë tjetër pas eliminimit që në plej ofin e Kupës së Botës. Spanja, ndërkaq që nuk ka më trajnerin Luis Enrike, pret të jetë shumë më e fortë sesa ishte në Botëror ku u eliminua në mënyrë të pabesueshme që në raundin e dytë nga Maroku.

Në gjysmëfinalen tjetër do të jenë përballë Kroacia dhe Holanda. Ballkanasit mund të cilësohen favoritë si skuadra e tretë në botë, dhe pas paraqitjes shumë të mirë në Botëror. Sa për Holandën, “tulipanët” janë gjithmonë të paparashikueshëm ndaj edhe pritet një duel i fortë. Për më tepër, faza finale do të luhet pikërisht në Holandë në datat nga 15 deri në 18 qershor. Franca, fituese në fuqi, është e eliminuar që në grup.

Sfidanti.al