Lebron Xhejmsi vazhdon të shkruajë historinë, por edhe që të humbasë!

Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë rast të tillë më parë në ligën amerikane të basketbollit për meshkuj. Si mundet që një yll i tillë të jetë në këto nivele në moshën 38-vjeçare, por që rreth tij të mos jetë një skuadër për të qenë. Los Anxhelos Lejkërsat u mposhtën në derbin e qytetit nga Klipersat, madje bindshëm, 133-115, por kjo nuk tregon aspak atë që Lebroni bëri në parket. “Mbreti i basketbollit” shënoi 46 pikë, duke vendosur rekordin si lojtari i parë në histori që shënon të paktën 40 pikë ndaj çdo ekipi në NBA. Po ashtu, barazoi rekordin e Majkëll Xhordanit si të vetmit lojtarë në moshën 38 vjeç që shënojnë nga të paktën 45 pikë në tri ndeshje. Nga ana tjetër, Lebroni është vetëm 177 pikë larg rekordit legjendar të Karim Abdul Xhabarit si shënuesi më i mirë i historisë së NBA-së. Rekordi është 38 387 pikë.

Sfidanti.al