Eliminim nga Kupa e Italisë, pastaj dy pikë të humbura në Leçe në Serinë A dhe më në fund disfata e rëndë në finalen e Superkupës së Italisë. Në vetëm një javë, Milani duket se i ka thënë përfundimisht lamtumirë ëndrrave për tituj këtë sezon. Nëse vjet u fitua Seria A, këtë herë Kupa e Italisë dhe Superkupa “ikën”, dhe kampionati duket tepër i vështirë me këtë Napoli, por sidomos me momentin e vështirë të kuqezinjve. Këtë e pohon edhe trajneri Stefano Pioli. “Po kalojmë një moment aspak pozitiv, – thekson ai, – sidomos nga ana mentale. Nuk është momenti ynë më i mirë. Pjesa e parë e jona ishte e keqe, me shumë gabime. Nuk po arrijmë të jemi skuadër. Duhet të punojmë shumë për të qenë sërish vetvetja”.
Sfidanti.al