Rafael Nadal: Tenisi ka nëvojë për evolucion

Tenisti fitues i 14 turneve Grand Slam, Rafael Nadal, është i mendimit se ka ardhur koha që të mendohet seriozisht për disa ndryshime në tenis dhe se, me këtë rast, duhet të dëgjohen me kujdes edhe tifozët. “Mendoj se ne duhet ta orientojmë sportin tonë në drejtimin që duan tifozët dhe, të them të drejtën, unë akoma nuk mund të flas për detajet e zhvillimit të tenisit. Por, rëndësi të dorës së parë ka që ky sport të mbesë atraktiv për shikuesit. E di që, tani, kemi tenisistë më të gjatë, me fuqi më të madhe, me shërbime më të fortë, me pikë pikë më të shkurtra… Por, unë nuk e di, nëse kjo është ajo që duhet që ky sport të ecë më përpara. Ne duhet të gjejmë një mënyrë që ta bëjmë shou këtë sport, të mbushur me emocione.

Dhe njerëzit bëhen emocionalë, kur ndeshjet bëhen më dramatike, duke qenë se askush nuk i mban mend ndeshjet që luhen sipas sistemit servis-as. Shikuesit duan pikë të gjata, pra ato që arrihen pas një lufte të gjatë, përmbysje pikësh, humbje, fitore, etj.”, thotë Nadali, duke vënë në dukje se këto gjëra ai i thotë jo për shkak të interesave të tij personale. Unë nuk kam parasysh veten time, por të ardhmen e tenisit”, theksoi ai.

sfidanti.al