Kumbulla mbetet mbrojtësi i katërt i Romës, por ka respektin e Murinjos!

Për momentin, nuk mund të cilësohet ende titullar, por gjithsesi vlerësimet për të kanë qetë larta. Zhoze Murinjo dëshiron që lojtarët e tij të jenë të qetë, të mbështetur dhe të sigurt, e sidomos kjo vlen për ata që e shohin fushën më rrallë. Marash Kumbulla është njëri prej tyre, por gjithsesi i rëndësishëm aq sa Roma nuk ka dëshirë që ta humbasë. Dy ndeshjet e mira në kupë dhe në Serinë A, që të dyja si titullar, vijnë në momentin kur jemi ende në janar dhe mund të ketë mendime për t’u larguar nga verdhekuqtë. “Kumbulla është ende i katërti në hierarkinë e mbrojtjes, – thotë Murinjo, – por, do të ketë ndeshje që do të jemi pa Smollingun apo Ibanjezin, dhe Kumbulla do të na japë përgjigjet e duhura”. Shpresa është që Murinjos të mos i harrojë aktivizimet dhe fjalët e bukura kur të nisë shkurti.

Sfidanti.al